Politike

Manastirliu: Siguruam 200 mijë vaksina gripi, pritet të vijnë së shpejti

VIDEO
Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka siguruar 200 mijë vaksina të gripit, të cilat pritet që të shpërndahen tek qytetarët, paralelisht me ato anti-COVID.

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në selinë qëndrore të UNICEF në Kopenhagen ka bërë me dije se së shpejti në Shqipëri do të vijnë edhe vaksinat e gripit.

Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka siguruar 200 mijë vaksina të gripit, të cilat pritet që të shpërndahen tek qytetarët, paralelisht me ato anti-COVID.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Ashtu sikurse në këto vitet e fundit, edhe këtë vit, pavarësisht gjithë vëmendjes që kemi për të rritur disponibilitetin e vaksinave anticovid, do të kemi gjithashtu të garantuar për grupet e riskut, edhe vaksinën kundër gripit. Përsa i përket vaksinës së gripit janë më shumë se 200 mijë vaksina të cilat pritet që të vijnë brenda tetorit dhe muajit nëntor. Ky do të jetë kalendari i lëvrimit të vaksinave sipas UNICEF,”- tha Manastirliu.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment