Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 mijë e 880 qytetarë

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 221 588 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.
Featured image of article: Manastirliu publikon shifrat: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 mijë e 880 qytetarë Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se sot janë kryer 14.880 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 221 588 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi

Shqipëria është sot në ditën e 9 të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik Vdhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment