Aktualitet

Manastirliu publikon foton e mjekëve që po luftojnë me COVID-19: Janë çdo ditë kundër virusit tinzar

Manasitliu përgëzon punën e mjekëve të Infektivit, shprehet se ata luftojnë çdo ditë me virusin.
Featured image of article: Manastirliu publikon foton e mjekëve që po luftojnë me COVID-19: Janë çdo ditë kundër virusit tinzar Foto Ilustruese

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu ka publikuar sot një foto të mjekëve që po përballen në vijën e parë me COVID-19. Në një reagim në Facebok, Manasitrliu shkruan se këta dy infermier bashkë me të gjithë ekipin e infektivit luftojnë me virusin tinzar.

“🔴#COVID-19 👩🏻‍👨️ #Infermierët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përballjen me 🤜#COVID-19🤛 Infermieret që shihni në foto janë kryeinfermiere e reanimacionit Mbarime Gjana dhe infermiere Majlinda Pemati, që së bashku me të gjithë ekipin në spitalit infektiv, po luftojnë çdo ditë me këtë virus tinzar🦠 në shërbim të pacientëve️ #FORCA🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment