Aktualitet

Manastirliu publikon FOTO nga brenda Infektivit: Të intubuar dhe pacientë në moshë të re, mos lejoni që i afërmi juaj të përfundojë në spital

Ministrja shkruan se në këtë spital janë 6 pacientë të intubuar, mes tyre dhe mosha të reja.
Featured image of article: Manastirliu publikon FOTO nga brenda Infektivit: Të intubuar dhe pacientë në moshë të re, mos lejoni që i afërmi juaj të përfundojë në spital Foto e publikuar nga Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot një foto nga brenda Spitalit Infektiv. Në një postim në Facebook, ministrja shkruan se në këtë spital janë 6 pacientë të intubuar, mes tyre dhe mosha të reja.

Më tej ajo u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë rregullat dhe të mos lejojnë që të afërmit e tyre të përfundojnë në spital dhe të rrezikojnë jetën nga COVID-19.

“📍 SPITALI INFEKTIV Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.

Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 👉🏼 #RespektoniRregullat ↔️Mbaj distancën 😷Vendos maskën 🧼Ruaj higjienën #RuaniShëndetin🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky reagim i ministres bëhet në një kohë kur gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me koronavirus. lajmi i mirë është se gjatë kësaj dite nuk ka pasur asnjë viktmë të shënuar, numri i të cilëve ka shkuar në 83 në total, që nga nisja e pandemisë.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze, ndërsa 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3188 të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment