Aktualitet

Manastirliu publikon apelin e Tritan Kalos për qytetarë: Ka një masë të vlefshme për të ruajtuar veten dhe të tjerët. Maska!

Mjeku i njohur shprehet se maska është një masë e vlefshme për për të ruajtur vetën dhe të tjerët dhe bën apel qytetarëve që ta vendosin atë.
Featured image of article: Manastirliu publikon apelin e Tritan Kalos për qytetarë: Ka një masë të vlefshme për të ruajtuar veten dhe të tjerët. Maska! Mesazhi i Tritan Kalos

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot në mbrëmje një mesazh të mjekut Tritan Kalo. Mjeku i njohur shprehet se maska është një masë e vlefshme për për të ruajtur vetën dhe të tjerët dhe bën apel qytetarëve që ta vendosin atë.

Ndërkohë më tej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, shkruan se maska është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

🔴#COVID19 😷 Vendose maskën🙏🏼 Është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit! #RuajVeten #RuajTëTjerët #RespektoniRregullat”, shkruan Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se ka ardhur koha që mbatja e maskës së bëhet me ligj. Po ashtu dhe Manastirliu në një deklaratë u shpreh se po diskutohet që të vendoset mbajtja e maskës me ligj, pasi situata është shumë e rrezikshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment