Aktualitet

Manastirliu jep lajmin e mirë: Edhe 6 pacientë lënë spitalin, forca ekipit të mjekëve

Në një reagim në mediat coviale, Manastirliu shton se në total janë 31 të shëruar dhe u jep kurajo mjekëve që të vijojnë punën.
Featured image of article: Manastirliu jep lajmin e mirë: Edhe 6 pacientë lënë spitalin, forca ekipit të mjekëve Foto nga Infektivi

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën me dije se sot kanë lënë spitalin dhe 6 pacientë të tjerë që janë shëruar nga COVID-19. Në një reagim në mediat coviale, Manastirliu shton se në total janë 31 të shëruar dhe u jep kurajo mjekëve që të vijojnë punën.

“Lajm i mirë🙏🏼 Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të #shëruar nga #COVID-19 😊 Deri tani 3️⃣1️⃣ qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë🙏🏼 #FORCA ekipit të mjekëve të #Infektivit #BashkëJaDalim”, shkruan Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment