Aktualitet

Manastirliu bën bilancin e parë: Janë mbi 325 persona që kanë marrë ndihmën mjeksore

Ministrja u shpreh më tej se po ndjek me vëmendje të gjithë situatën dhe po punohen në të gjithë vendin.
Featured image of article: Manastirliu bën bilancin e parë: Janë mbi 325 persona që kanë marrë ndihmën mjeksore Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga spitali i Traumës në Tiranë ka folur për qytetarët që kanë marrë ndihmë mjeksore deri tani. Sipas saj janë mbi 325 persona të lënduar, ku mes tyre ka pasur dhe raste të vështira.

Ministrja u shpreh më tej se po ndjek me vëmendje të gjithë situatën dhe po punohen në të gjithë vendin.

Të gjithë jemi në gatishmëri dhe po ndjekim të gjithë thirrjet e banorëve. Janë më shumë se 200 raste nga Durrësi. Janë 130 të lënduar në Spitalin e Traumës, 12 janë shtrime të konfirmuara. Më pas do jem në Durrës dhe rastet janë duke u shtuar, në QSUT janë me shumë se 60 raste që kanë marrë trajtime. Të gjithë spirtalet në Tiranë, Krujë, Durrës dhe Lezhë janë me kapacitet të plot. Situata është në kontroll deri tani, por kemi dhe raste të vështira. Ajo që është e rëndësishme, është se jemi të koordinuar dhe po shikojmë të gjithë situatë me vëmendje maksimale”, u shpreh ministrja.

Shqipëriaështë tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment