Aktualitet

Manastirliu: 20 mijë policë të vaksinuar kundër COVID, arrijmë 1 mln vaksinime brenda qershorit

FOTO
Manastirliu thekson se brenda muajit qershor, në të gjithë vendin pritën 1 milion vaksinime.
Featured image of article: Manastirliu: 20 mijë policë të vaksinuar kundër COVID, arrijmë 1 mln vaksinime brenda qershorit Efektive policie

TIRANË– 20 mijë policë janë vaksinuar në vendin tonë që prej nisjes së fushatës së vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkruar në ‘Facebook’ se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mijë në total.

Manastirliu thekson se brenda muajit qershor, në të gjithë vendin pritën 1 milion vaksinime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan ministrja.

(kle.mu./dosja.a)

Shto Koment