Sport

Manaj flet për sajtin e Barcelonës: Kam thyer rregullat me një pjatë tipike shqiptare

Sulmuesi i kombëtares zbulon pasionin e ri: Lexoj libra motivues, janë shumë të domosdoshëm
Featured image of article: Manaj flet për sajtin e Barcelonës: Kam thyer rregullat me një pjatë tipike shqiptare Rey Manaj

Rey Manaj ka folur për sajtin zyrtar të Barcelonës për periudhën e vështirë që ka kaluar së fundmi në karantinë. Ashtu si lojtarët e tjerë, ai nuk ka mundur të luajë futboll, që është pasioni i tij më i madh.

“Fati im ka qenë se kam patur familjen pranë gjatë karantinës. Nuk isha vetëm, sepse kisha prindërit, gjyshen time dhe qenin tonë Budino”, është shprehur sulmuesi i kombëtares shqiptare.

“Ndarja ka qenë e rrallë, sepse kurrë nuk kemi provuar diçka të tillë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të qëndroj kaq gjatë pa lëvizur nga shtëpia. Tani shyqyr mund të vrapojmë, por ende nuk më duket njësoj situata”, ka shtuar Manaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka edhe një gjë paksa “jashtë rregullave”, që Manaj ka bërë. “Jam kujdesur mirë për ushqimin, megjithëse një ditë kam ngrënë një pjatë tipike shqiptare, sultjash, e cila është puding me oriz të nxehtë. Pasditet i kam kaluar duke luajtur domino dhe letra. Tani po lexoj libra motivues. Në këto periudha të vështira më ka ndihmuar shumë”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment