Aktualitet

“Mami luajta mendsh”/ Brizida Gjikondi reagon për përdhunimin e 13-vjeçares: Ata që do i tredhnin këto mostra ku janë? Acidi vlen për pedofilët edhe për gjyqtarët

Avokatja shprehet se duhet të bëhen publikë emrat e përdhunuesve dhe gjyqtarëve, me qëllim që për këto përdhunime të vihet drejtësi.
Featured image of article: “Mami luajta mendsh”/ Brizida Gjikondi reagon për përdhunimin e 13-vjeçares: Ata që do i tredhnin këto mostra ku janë? Acidi vlen për pedofilët edhe për gjyqtarët Brizida Gjikondi

TIRANË- Aktivistja e avokatja Brizida Gjikondi ka reaguar për përdhunimin e 13-vjeçaren në Pogradec. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gjikondi shprehet se për pedofilët duhet të jepet dënimi maksimal. Ajo thekson më tej emrat e pedofilëve dhe gjyqtarëve të çështjeve të tilla do i shkruaj në çdo mur, me qëllimin që për këto ngjarje të vihet drejtësi.

“I bëj thirrje mediave të na japin me emër dhe mbiemër dy mostrat, mos flasin më me iniciale, në kësi rastesh nuk ka të drejta ka veç ndëshkim… Duam emrin e pedofilit dhe emrin e gjyqtarit sidomos… do ja u shkruaj me dorën time në cdo mur Gjykate dhe sheshi.. aty ku gëlon betoni dhe ku pushteti bën paradë perverse të maskuar me hipokrizi …”, shprehet ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mami luajta mendsh .. Janë fjalët e 13 vjeçares të përdhunuar sistematikisht nga një 46 vjeçar nga Vërdova e Pogradecit. Një 46 vjeçar që sot drejtësia kriminale dhe maskiliste shqiptare e la vetëm 40 ditë ne burg. Ku janë shqiptarkat, ato që ja tundën dhëmbët pushtetit ne 4 Qershor të po këtij viti…. Po ato që do i tredhnin këto mostra ku janë…
Po Instirucionet shtetërore ku janë.. A ja shëron kush plagët kësaj vogëlusheje të poshtruar nga mjerimi dhe përdhunimi sistematik i një perversi që nuk duhet tredhur por duhet shkrirë në acid… (dhe do shikoni pastaj a do provoj më kush të shoh me sy seksual dhe jo më të prek një vogëlushe me dorë apo jo) …
Sot sërish kish ngacmuar dikush një vogëlushe në Kavajë…
Dhe unë skam ndërmënd të prish gjakun në mënyrë pasive në këtë vënd një pëllëmbësh që hallet i ka me pashë… Po mendoj se acidi vlen dhe për pedofilët edhe për gjyqtarët që janë më të rrezikshëm se pedofilët, ata zgjasin agoninë tonë…
I bëj thirrje mediave të na japin me emër dhe mbiemër dy mostrat, mos flasin më me iniciale, në kësi rastesh nuk ka të drejta ka veç ndëshkim… Duam emrin e pedofilit dhe emrin e gjyqtarit sidomos… do ja u shkruaj me dorën time në cdo mur Gjykate dhe sheshi.. aty ku gëlon betoni dhe ku pushteti bën paradë perverse të maskuar me hipokrizi …
Kisha vendosur që këto kohë të ngrija mure per cdo hall, parodi dhe hipokrizi elektorale .… por kur dëgjova nga goja e nënës së 13 vjecares që ajo i kish thënë..
Mami luajta mendsh …. Muret mu shembën…

Ky reagim i avokates vjen pas publikimit të disa historive përdhunimi në Shqipëri. pak ditë më parë u bë publike përdhunimi i një 13-vjeçareje në Pogradec. Blerim Bizgjoni, 46 vjeç, ka abuzuar seksualisht për më shumë se 1 muaj me një vajzë 13-vjeçare. E mitura, jetonte në varfëri dhe abuzuesi shkoi dhe bindi prindërit që ta merrte në banesë, me pretekstin se do të kujdesej për të. E ëma e lejoi të bijën të qëndronte tek Bizgjoni, me të cilin kishin edhe lidhje krushqie. Fillimisht me fjalë, më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai abuzoi me të. Që prej asaj dite, 46-vjeçari e përsëriti aktin e rëndë, duke kërcënuar vajzën që të mos tregonte.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment