Showbiz

‘Mami ka pasur kancer në gji’, modelja shqiptare Vildane Zeneli rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj: Babi ka pasur probleme me zemrën, pas 9 muajsh gjeti dhurues

Vildane Zeneli ka treguar momentet më të vështira qe ka kaluar në jetë.
Featured image of article: ‘Mami ka pasur kancer në gji’, modelja shqiptare Vildane Zeneli rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj: Babi ka pasur probleme me zemrën, pas 9 muajsh gjeti dhurues Vildane Zeneli

KOSOVE– Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, e cila jeton prej vitesh në SHBA, ka qenë së fundmi pjesë e rubrikës “Kutia e Pyetjeve” në “Prive” .

Teksa po terhiqte pyetjet nga kutia, Vildanes i qelloi ajo e cila duhej te tregonte momentin më të vështirë qe ka kaluar në jetë.
Vildane ka rrëfyer e prekur dy prej momenteve më të vështira, kur prindërit e saj janë përballur me sëmundje të rënda. Nena e modeles ka arritur te mposhte semundjen e kancerit te gjirit ndersa babai i saj ka bere operacion ne zemer.

Unë kam pasur disa periudha të vështira të jetës. Unë kam lindur në Prishtinë dhe kur kam qenë e vogël e kam përjetuar luftën. Më pas kur kam shkuar në Amerikë, mami ka pasur kancer të gjirit dhe kam shpenzuar shumë kohë. Kam qenë 14-15 vjeç. Shkoja në shkollë, më pas shkoja tek mami në spital dhe mësoja aty. Rrija me të gjithë natë, më pas të nesërmen shkoja në shtëpi ndërrohesha dhe shkoja sërish në shkollë. Kam bërë të njëjtën rutinë derisa mami i kreu të gjitha terapitë‘- ishte historia e nenes se saj per te treguar me pas kalvarin e gjate te vuajtjeve qe iu eshte dashur te kaloje babai i saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas edhe babi ka pasur probleme me zemrën dhe ka qenë i shtruar në spital 1 muaj rresht lidhur me 24 aparate me e mbajt gjallë. Zemra i ka punuar vetëm 15%, pas 9 muajëve e ka gjetur një donator. Ka qenë shumë me fat dhe e ka ndërruar zemrën. Operacioni ka qenë shumë i vështirë, nuk e kemi ditur për 24 të nëse do diltë i gjallë apo jo, por e ka përbaluar dhe është shumë i fortë momentalisht. Për mua ka qenë një periudhë shumë e vështirë”, është shprehur modelja shqiptare.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment