Showbiz

Maluma koncert në Tiranë? Këngëtari me famë botërore zbret në Shqipëri para verës

Deri tani informacionet janë të konfirmuara dhe këngëtari me famë botërore do të mbajë një koncert madhështor së shpejti, para sezonit të nxehtë të verës.
Featured image of article: Maluma koncert në Tiranë? Këngëtari me famë botërore zbret në Shqipëri para verës Maluma

TIRANË- Këngëtari i njohur Maluma, shumë shpejt mund të jetë në Tiranë. Sipas informacioneve që ka siguruar “Icon Style”, këngëtari i njohur i muzikës latine, mund të zhvillojë një koncert në kryeqytetin e Shqipërisë.

Deri tani informacionet janë të konfirmuara dhe këngëtari me famë botërore do të mbajë një koncert madhështor së shpejti, para sezonit të nxehtë të verës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këngëtari është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat. Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna. Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe ka fansa anë e mbanë botës.

(A.B. Dosja.al)

  • 11:33

    Koncert me standarte botërore, detaje të reja nga koncerti i Maluma-s. Çmimi shumë më i ulët se 370 $

    TIRANË– Këngëtari kolumbian Maluma do të performojë më 14 mars në Tiranë, me një koncert madhështor që do të mbahet mbrëmjen e ditës së verës.

    Burime të sigurta për “Iconstyle.al”, kanë treguar se Maluma do të mbajë koncert me standarte botërore. Ai do të performojë këngët e tij më të njohura, dhe gjithashtu biletat do të dalin në shitje brenda kësaj jave.

    IconStyle ka shtuar se çmimi i tyre nuk do të jetë aq i kripur sa u tha, por shumë herë më lirë se 370 dollarë.

    Tashmë fansat e zjarrtë të Malumës mund të përgatiten për koncertin e shumëpritur!

     

  • 11:50

    Zbulohet data dhe çmimi i kripur, ja sa duhet të paguani për një foto me Malumën! Koncerti i shumëpritur në Tiranë

    TIRANË– Këngëtari kolumbian Maluma, së shpejti do të mbajë koncert në Tiranë. Si pjesë e turneut të tij botëror, një nga këngëtarët më të kërkuar në botë, i cili numëron miliarda klikime në Youtube, do të zhvillojë një koncert në Tiranë në mes të Marsit.

    Por, nëse shikojmë në faqen zyrtare të koncerteve që do të realizojë këngëtari në turneun e tij botëror, të këtij viti, mungon mundësia e blerjes së biletave për Shqipërinë. Madje në listën kryesore, Tirana nuk shfaqet fare.

    Lista e koncerteve të Malumës.

    Koncerti i tij i parë i fillim-turneut nis në Dubai me 14 shkurt, dhe i fundit daton më 2 prill në Mbretërinë e Bashkuar. Mes kësaj liste, Shqipëria nuk pikas ndër emrat e rënditur.

    Por, nëse shkojmë në Meet & Greet, del fotoja promovuese e turneut të këngëtarit kolumbian, “Maluma World Tour, Tirana 14/03/2020”, duke caktuar datën e saktë, me një çmim të kripur për shqiptarët.

    370 dollarë është çmimi i biletës, i cili përfshin një foto me këngëtarin dhe një suvenir zyrtar të tijin. Por nëse tenton të blesh një biletë Meet & Greet të del se ky opsion nuk përmbushet nëse nuk keni një biletë paraprakisht.

    “Që Meet & Greet të jetë i vlefshëm ti duhet të kesh një biletë për koncertin, që të marrësh pjesë. Janë dy evente të pavarura”.

    Blerja e Meet & Greet.

    Që do të ketë një koncert, të këngëtarit me famë botërore, kjo është e sigurt, por se kur do të aktivizohet butoni për të blerë një biletë, mbetet enigmë.

    (R.L/Dosja.al)

Shto Koment