Politike

Malltezi i përgjigjet akuzave të Ballës: SPAK të hetojë paratë publike

  • Balla akuza Malltezit: Po ndërton një kompleks pallatesh 20 mln €
  • Në një reagim në Facebook, Malltezi i është përgjigjur Ballës duke thënë se po bëhet një investim privat.
    Featured image of article: Malltezi i përgjigjet akuzave të Ballës: SPAK të hetojë paratë publike Jamarbër Malltezi, Shefi i Departamentit të Mjedisit në PD

    TIRANË- Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demorkatike, ka reaguar pas akuzave se ai po ndërton një kompleks pallatesh 20 milionë eurosh. Në një reagim në Facebook, Malltezi i është përgjigjur Ballës duke thënë se po bëhet një investim privat.

    Malltezi shprehet më tej se hetimi i SPAK duhet bërë për paratë publike. “Ftoj spak te hetoje investimin e parave private ne toke private se me hetimin e 15 milion euro para publike per tualetin aha…”, shkruan Malltezi.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më herët Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla shkroi se Malltezio do ndërtojë një kompleks pallatesh tek fushat e “Partizanit”. Sipas tij kjo është një aferë korruptive dhe SPAK duhet të hetojë.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment