Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Art&Argëtim
‘Mallkuar ai që ka 2 gra, mallkuar ai që merr grua kunatën’, del nga Arkiva dokumenti me 21 sharjet e Kishës Kat
22 Gusht 2019, 09:34Nga DOSJA
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka publikuar sot 21 mallkimet më të bujshme që Kisha Katolike iu drejtonte të gjithë “mëkatarëve”.
Fondi i dokumenteve është dygjuhësh, shqip dhe italisht, me titull “I scomunnicati nel Giovedi Santo” përkthyer në shqip si: “Mallëkimet qi lëshon ipeshkëpi t’Eiten e Madhe”.
Mallkimet janë të larshmishme, duke nisur nga mallkimet për ata që shkatërrojnë shtëpi, e deri tek burrat që kanë dy gra.
Postimi i Arkivës në rrjetet sociale:
Sikundër gjuhët e tjera të botës, edhe gjuha shqipe zotëron një potencial të larmishëm mallkimesh. Mallkimet mund të tingëllojnë të frikshme dhe gjëmëndjellëse, por mund të bartin edhe humor, kur i lexojmë a i dëgjojmë pa u përfshirë emocionalisht në gjendjen që evokojnë. Situata ndryshon krejt kur mallkimet i artikulojnë institucionet fetare, si, për shembull, Kisha Katolike. Në fondin e dokumenteve të krijuara prej Arqipeshkvisë së Shkodrës, në njësinë e ruajtjes me numër 1 të vitit 1744 ruhet një regjistër që përmban materiale të ndryshme: shënime historike, një përshkrim të shkurtër të gjendjes së Shkodrës dhe famullive të saj, dekrete ipeshkvnore, vendime, qarkore, etj. Mes tyre, në fl. 7r-8v gjendet teksti i kopjuar i 21 mallkimeve shkruar në italisht dhe shqip, nën titullin dygjuhësh “I scomunnicati nel Giovedi Santo” përkthyer në shqip si: “Mallëkimet qi lëshon ipeshkëpi t’Eiten e Madhe”. Mes këtyre mallkimeve lexojmë (në transkriptim të përshtatur me shqipen e sotshme): “1. Kiofshin mallëkuem ata qi diegën shtëpin, e qietër ngja të huejn, edhe ata qi të dhein për inat shtëpin e huej” (italisht: “Gli Incendiarii), 6. “Kioft mallëkuem ai qi të mbaan dyy graa” (“Quello, che nello stesso tempo tiene due done”), apo 7. Kioft mallëkuem ai qi të marrën për grue të kunatën o t’emptën, o qietër grue qi e ieep ligja jon” (“Chi pigliasse, o tenesse la cognata, zia, etc.”). Në këtë rast këto mallkime nuk kanë qëllim të mirëfilltë evokimin e një të keqeje mbi njerëzit, por shërbejnë si paralajmërime për veprat që i ndalojnë besimtarët nga pjesëmarrja në sakramentin e kungimit. Ndërkohë, interes të përveçëm përbën dhe përkthimi (apo perifrazimi) i tekstit origjinal në gjuhën shqipe. (AQSH i RSH, Fondi: 132/A, Viti 1744, Dosja 1, fl. 7r – 8v.)
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Të gjithë e kujtojnë eksodin dhe krizën në të cilën u gjend Shqipëria pas rrëzimit të diktaturës, por të pakta janë momentet e fotografuara që kanë fiksuar sfid...
SHBA– Kanabisi mund të jetë një çelës për të luftuar kancerin e pankreasit , një nga format më vdekjeprurëse , sugjeron hulumtimi i fundit në Universitet...
Kim Kardashian ka publikuar një video që ka lënë të gjithë ndjekësit pa fjalë. vajza e saj e vogël Chicago mban një gjarpër të verdhë në qafë, i cili i ka mbësh...
TIRANË– Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ka tërhequr vëmendjen me setin e radhës. Duket se Dembacaj i ka pasion fotos dhe realizon poza të nd...
Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 5 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me lindjen dhe origjinën e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë ...
Ish-banorja e Big Brother ka vendosur të bëjë publik, profilin e një mashkulli që nuk ka lënë gjë pa i thënë nëpër komente, duke përdorur fjalë të ndyra. Bukuro...
TIRANË– Arbana Osmani pas kthimit nga pushimet, duket se është fokusuar tek pjesa e gatimit. Pak ditë më parë njoftoi se do të publikonte së shpejti ...
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu e shijoi plotësisht sezonin e pushimeve, me udhëtime pafund, në vende të largëta por edhe të shtrenjta. Nga Machu Pich...
DASHI: Ju pret një e enjte vërtetë interesante, gjatë së cilës do keni mundësi të guxoni, të merreni me gjëra të reja dhe të përfshiheni në projekte të cilat nu...