Rajoni

Mallkimi i Greqisë/ Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter godet vendin pas ciklonit të fuqishëm

Greqia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo viktima.
Featured image of article: Mallkimi i Greqisë/ Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter godet vendin pas ciklonit të fuqishëm Foto ilustruese

GREQI– Një tërmet me magnitudë 5.9  të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë vetëm pak minuta më parë.

Greqia nuk po gjen qetësi nga fatkeqësitë natyrore pasi në njëkohë që vendi është përfshirë nga një ciklon i fuqishëm që ka përmbytur vendin, pak minuta më parë tërmeti i fuqishëm ka shkudur shtetin fqinj.

Në bazë të njoftimit të publikuar në faqen europiane EMSC, lëkundjet ishin në thellësi 24 kilometër, ndërsa epiqendra ishte në Iraklion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo viktima dhe dëme materiale, megjithatë situata duket e qetë.

Cikloni mesdhetar “Cassilda” është futur zyrtarisht në brigjet perëndimore të Greqisë, dhe në shtetin fqinj mbrëmjen e djeshme ka pasur rrebeshe intensive shiu, përmbytje dhe stuhi ere.  Stuhia sub-tropikale vijon të jetë e pranishme dhe ditën e sotme duke u përhapur në territore të ndryshme të Greqisë. Zonat “e kuqe” mbrëmjen e djeshme ishin Etoloakarnania, Ilia, Achaia, Arcadia, Messinia, Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca. Erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona në vend, rënie të pemëve si dhe bllokim të transportit bregdetar.

A.C/Dosja.al

Një Koment në “Mallkimi i Greqisë/ Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter godet vendin pas ciklonit të fuqishëm

  1. Ore fajeni mëndjen!!!5,5 apo5,9!!!!

Shto Koment