Politike

“Mallkimi” i të moshuarës në Mirditë pas vaksinimit: Kush thotë se nuk ke punuar iu thaftë goja! 

VIDEO
Të moshuarit i kanë shprehur mirënjohje Kryeministrit, por ama nuk kanë munguar as mallkimet për kundërshtarët, të cilët janë shprehur se Rama nuk ka punuar, apo atyre që flasin keq për këtë të fundit.
Featured image of article: “Mallkimi” i të moshuarës në Mirditë pas vaksinimit: Kush thotë se nuk ke punuar iu thaftë goja!  Edi Rama me te moshuaren

MIRDITË- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ishte në Mirditë, ku dhe ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit.

Të moshuarit i kanë shprehur mirënjohje Kryeministrit, por ama nuk kanë munguar as mallkimet për kundërshtarët, të cilët janë shprehur se Rama nuk ka punuar, apo atyre që flasin keq për këtë të fundit.


Pjesë nga biseda:

Rama: E bëre?

E moshuara: Faleminderit shumë. Ai që thotë se nuk ke punuar ti ju thaftë goja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E moshuara tjetër: Jemi shumë të kënaqur. Rrofsh sa malet!

Rama: Ju kemi fut ushtarë në trup që të vrasin armikun.

I moshuari: Fitore dhe tre mandate të tjera Kryeministër, jo më pak se tre mandate, fitoren më të madhe.

(a.k.dosja.al) 

Një Koment në ““Mallkimi” i të moshuarës në Mirditë pas vaksinimit: Kush thotë se nuk ke punuar iu thaftë goja! 

  1. E di lokja ate shprehjen “Moj Loke, te rafte per toke”. E shkreta, edhe ne ate moshe i beson komunistit

Shto Koment