Aktualitet

‘Mallkimi’ i makinave të blinduara, grabitjet spektakolare të ndodhura në Tiranë

Një tjetër grabitje ka ndodhur në Rinas. Nga një makinë e blinduar janë grabitur 2 mln euro. Kjo skemë është e përdorur në disa grabitje. Cilat janë ato më të bujshmet.
Featured image of article: ‘Mallkimi’ i makinave të blinduara, grabitjet spektakolare të ndodhura në Tiranë Foto ilustruese

TIRANË– Një tjetër grabitje ka ndodhur në autostadën Tiranë-Durrës. Nga një makinë e blinduar, e cila transportonte paratë e një bankë të nivelit të dytë janë grabitur rreth 2 milion euro për vetëm 2 minuta. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi roja i makinës ka humbur jetën.

Por kjo ‘skemë’ vjedhjeje nuk është e para që ndodh në Tiranë. Tre grabitje të tjera spektakolare kanë ndodhur edhe më parë nga një grup kriminal, 8 anëtarët e cilit u dënuan me 107 vite burg.

GRABITJET NË TIRANË

12 shkurt 2015

Tek Stacioni i Trenit u vodh një bankë të nivelit të dytë në një sasi parash që kapte vlerën e 900 mijë frangave zvicerane, 800 mijë paundë dhe 16 mijë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3 dhjetor 2015

1 mln e 800 mijë paundë, 800 mijë dollar amerikanë, 200 mijë dollarë kanadezë dhe 200 mijë dollar australianë u grabitën nga një banke të nivelit të dytë. Paratë po transportoheshin me blinda në Rinas, poshtë Qafës së Kasharit.

9 shkurt 2017

8 thasë me para u vodhën në Domje të Tiranës nga një bankë të nivelit të dytë teksa po transportoheshin në Rinas. Nga makina ata morën 2 mln e 400 mijë euro, 2600 mijë paundë, 85 mijë franga, 60 mijë dollar.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment