Bota

Mallkimi i 2020/ Nga 3 janari, rrëzimi i avionit ukrainas në Iran, shpërthimi në Bejrut e deri tek Covid-19 që ka “pushtuar botën, 8 muajt e tmerrshëm për njerëzimin

Askush prej nesh nuk e di sesa do të zgjasë pandemia që ka vrarë afro 800 mijë njerëz deri më tani. Por referuar deklaratave të shumta të bërë nga vet ekspertët e shëndetësisë  që virusi vdekjeprurës mund të zgjasë edhe për një kohë më të gjatë, me shumë gjasë bilanci i viktimave do shumëfishohet në vazhdim.
Featured image of article: Mallkimi i 2020/ Nga 3 janari, rrëzimi i avionit ukrainas në Iran, shpërthimi në Bejrut e deri tek Covid-19 që ka “pushtuar botën, 8 muajt e tmerrshëm për njerëzimin Gjenerali Kasem Sulejmani, pamjet nga rrezimi i avionit ne Iran, shperthi ne Bejrut dhe qytetarët kinezë që bien pa ndjenja përtokë.

TIRANË–  Bota e priti vitin e ri 2020, si vitin që do të sillte qetësi, zhvillim dhe rritje të ekonomisë, por siç të gjithë e dimë tashmë teksa kanë kaluar mbi 8 muaj që po luftojmë me virusin vdekjeprurës, ka ndodhur krejt e kundërta.

Vrasje, sulme terroriste, konflikte politike, shpërthime te fuqishme e deri tek Covid-19 që ka “mposhtur” botën, viti 2020 është ndër vitet më të tmerrshëm te kësaj dekade,  por edhe më tepër.

3 janar 2020

Kasem Sulejmani

Kur miliarda njerëz në çdo cep të globit po festonin ardhjen e vitit të ri 2020, në Bagdad u vra gjenerali i njohur Kasem Sulejmani, i cili ishte komandant i forcave elitë të Iranit. Vrasja e Sulejmanit mes sulmit me raketa nuk ndodhi rastësisht, as nuk ishte një sulm i gabuar. Pasi prej kohësh SHBA-ja dhe Irani ishin në një konflikt të hapur pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, për të sjellë në fund të dhjetorit vrasjen e një punonjësi amerikan. Autori i krimit nuk u gjet, e më pas vra një civil. Që prej kësaj ngjarje vijojnë ende tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.

8 janar 2020

Pa kaluar shumë kohë nga kjo vrasje, vetëm 5 ditë pas vrasjes së Sulejmanit në Iran, rrëzohet një avion ukrainas me 176 njerëz në bord. Ishte një rrëzim i fuqishëm sa asnjëri prej personave që ishin brenda avionit nuk mundi të mbijetonte. Të 176 personat mbetën të vdekur duke shënuar kështu ngjarjen më tragjike që në ditët e para të 2020. Ukraina pretendoi se është një sulm i shkaktuar nga ana e Iranit, por qeveria e këtij shteti e ka mohuar diçka të tillë.

Covid-19 në Wuhan të Kinës

Pamje nga Kina në ditët e para të shpërthimit të pandemisë.

Dy ngjarjet e mësipërme, por sidomos vrasja e 176 personave brenda avionit ukrainas, mbetën pas kur në Wuhan të Kinës shpërtheu pandemia e koronavirusit që sot është shpërndarë në mbarë botën. Numri i viktimave vetëm shumëfishohej nga ora në orë, ndërsa rrjeti u mbush me pamje të tmerrshme ku tregohej sesi njerëzit e infektuar nga ky lloj virusi rrëzoheshin pa ndjenja kudo ishin nëpër rrugë. Me një përhapje masive në territorin e Kinës, Covid -19 nuk qëndroi vetem në këtë shtet, por nisi të prekte dhejtëra shtete të tjera përfshirë SHBA, ndërsa më vonë i përhapur edhe në Europë gjatë muajit mars, numri i vendeve te prekura nga virusi shkoi mbi 200.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më sot shifrat janë rritur ndjeshëm e janë të frikshme, ku sipas të dhënave zyrtare të çdo shteti mësohet se pandemia e COVID-19 ka infektuar 27,079,699 persona dhe ka vrarë 883,942 mijë të tjerë.  Ndërkohë raportohet se mes tyre 19,199,373 janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurës.

Por sikurse kanë deklaruar edhe vet ekspertët e shëndetësisë dhe shkencëtarë të ndryshëm, pandemia mund të zgjasë deri në fund të vitit 2020.

Një tjetër tragjedi tronditi botën më 4 gusht, ndërsa Covid-19 nuk ndalet…

Pamjet nga shpërthimi në portin e Bejrutit.

Katër gushti ishte një tjetër ditë e zezë për botën. Në një kohë që po përjetonte pandeminë e koronavirusit, Bejruti, kryeqyteti i Libanit u përfshi nga shpërthimi tragjik në port. Për fatin e keq mbetën të vdekur 200 persona, por ky shpërthim i fortë pasditen e 4 gushtit plagosi e lëndoi rëndë mbi 6 mijë persona të tjerë.

Pjesa më e madhe e kryeqytetit u rrafshua, shtëpitë u shkatërruan totalisht dhe për këtë arsye mbetën të pastrehë afro 300 mijë njerëz. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Qeveria e Libanit është dorëhequr ndërsa qytetarët kanë deklaruar se gjithçka ndodhi për shkak të korrupsionit në qeveri.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve të trishta në mbarë botën  askush prej nesh nuk e di sesa do të zgjasë pandemia që ka vrarë afro 800 mijë njerëz deri më tani. Por referuar deklaratave të shumta të bërë nga vet ekspertët e shëndetësisë  që virusi vdekjeprurës mund të zgjasë edhe për një kohë më të gjatë, me shumë gjasë bilanci i viktimave do shumëfishohet në vazhdim.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment