Sport

Mall për kohën e Realit, Cristiano bëhet melankolik: Zidane më ka ndihmuar, më bente të ndihesha i veçantë

Cristiano Ronaldo ka folur sërish për kohën kur ishte pjesë e Real Madrid.
Featured image of article: Mall për kohën e Realit, Cristiano bëhet melankolik: Zidane më ka ndihmuar, më bente të ndihesha i veçantë Cristiano Ronaldo dhe Zidane

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka rikujtuar kohën kur lunate për ekipin e Real Madridit. Portugezi ka shprehur mallin që ndjen për Zidanen për të cilin është shprehur se e bënte të ndihej shumë mirë.

Zidane më bënte të ndihesha i veçantë. Më ka ndihmuar shumë. Në kohë sa ishim së bashku kemi ndihmuar njëri-tjetrin në qëllimet tona.

Unë u bëra një fans edhe më i madh i tij kur ai u bë trajner. Zidane e dinte se kush mund ta bënte diferencën në çdo ndeshje dhe vlerësonte lojtarët punëtor,”– mësohet të jetë shprehur Ronaldo.

Ylli portugez ka qenë 5 herë fituesi i “Topit të Artë”.

Ronaldo u largua një vit më parë nga Real Madridi për 110 milionë euro në drejtim të Juventusit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment