Politike

Maliqi pro Reformës, jep garanci dhe për 11 deputetë të tjerë: Të shkojmë në zgjedhje, dëgjoni ndërkombëtarët

VIDEO
Në një deklaratë për mediat, Mmaliqi u shpreh se edhe 11 deputetë të tjerë janë pro kësaj reforme.
Featured image of article: Maliqi pro Reformës, jep garanci dhe për 11 deputetë të tjerë: Të shkojmë në zgjedhje, dëgjoni ndërkombëtarët Lefter Maliqi
Përditësuar:

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar votën e tij pro marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Maliqi u shpreh se edhe 11 deputetë të tjerë janë pro kësaj reforme.

Ai u bëri thirrje deputetëve që janë kundër që të mos lejohen të përdoren dhe se duhet të votojnë që të shkohet në zgjedhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar,“- tha Maliqi ndër të tjera. 

Reforma Zgjedhore është drejt miratimit. Sot pro marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik janë deklaruar dhe 6 deputetë të opozitës së re. Roshi, Troplini, Dhimitri, Topi, Maliqi dhe Gjetani kanë thënë se vota e tyre pro është për shkak se kërkohet nga ndërkombëtarët.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment