Politike

Maliqi- Leshajt: Jam larguar se denoncova drejtorin e lidhur me krimin. Herën e dytë u largova për politikën.

VIDEO
Ai ka treguar arsyet e largimit të tij dy herë nga policia, ndërsa ka thënë se uron që mos të  fatin e Saimir Tahirit.
Featured image of article: Maliqi- Leshajt: Jam larguar se denoncova drejtorin e lidhur me krimin. Herën e dytë u largova për politikën. Lefter Maliqi

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi, i është përgjigjur Ministrit Lleshaj i cili i ka përmendur disa ngjarjeve në Rrëshen, që lidhen me periudhën kur Maliqi ka shërbyer në këtë zonë si punonjës i policisë. Ai ka treguar arsyet e largimit të tij dy herë nga policia, ndërsa ka thënë se uron që mos të  fatin e Saimir Tahirit.

“Një me syze nuk e mposht dot atë që ka sytë si shqiponjë. Në Mirditë, po është e vërtetë që jam kërcënuar nga Agim Pepa dhe e kam arrestuar në bashkëpunim me forcat e policisë së Lezhës. Agim Pepa që vrau komisar Malushin, që bashkëpunonte me drejtues të policisë së sot është me burgim të përjetshëm. Jam larguar nga policia dy herë, pasi kam denoncuar një drejtor policie të lidhur me mafien dhe me krimin dhe u dënua 7 vjet, me kërkesën time. Jam larguar në 2005 sepse ju futa politikës me kërkesën time. Kur të duash, herën tjetër t’i bie dy shkresat që kam ikur me kërkesën time. Nuk do të merrem me rezultatet po ju them zoti Ministër, jeni mirë, rrini urtë, ishalla ju mbajnë, ju ka prishur karrigia shumë. Nuk po merrem kur ke qenë komandant i regjimentit, u ke dhënë tre vëllezërve të tu tre ish-reparte ushtarake, i ke privatizuar në Marikaj, Vorë dhe depo uji në Kamëz, apo ndonjë shtëpi në Lalëz. Kur të duash Ministër, me ato që ke aty, ndonjë drejtues ta ka marrë në makinë peng ai Agim Pepa. Rri urtë se nuk je i zoti të drejtosh Rrëshenin, as Lezhën, as Ministrinë. Nuk të pyet drejtori i përgjithshëm, nuk të pyet sekretari i përgjithshëm, të kanë mbajtur një ministër kukull. Uroj të mos kesh fatin e Saimir Tahirit”, tha Maliqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Miratohen 6 projektligje në Kuvend/ Maliqi kërkon llogari për krimin në vend, Lleshaj: Shijoni paratë e djemve ‘problematikë’ e shani Policinë. Spiropali akuzon Metën për misogjeni, Gjoni e propozon si kryeministre ‘teknike’

(A.k.dosja.al)

Shto Koment