Politike

Maliqi fton në debat Ramën: Pres konfirmim për interpelancën, populli është ai që gjykon

Maliqi ka publikuar në rrjetet sociale kërkesën për interpelance që ja ka drejtuar Kuvendit dhe pret miratim.
Featured image of article: Maliqi fton në debat Ramën: Pres konfirmim për interpelancën, populli është ai që gjykon Edi Rama dhe Lefter Maliqi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka bërë sot një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Maliqi ka publikuar në rrjetet sociale kërkesën për interpelance që ja ka drejtuar Kuvendit dhe pret miratim.

Më tej ai shprehet se këtë kërkesë e pa bërë pasi situata është shumë e rëndë si ajo politike dhe ajo ekonomike.

Kërkesa për interpelancë

Të dashur miq së shpejti pres miratimin për Interpelancë me Kryeministrin. Situata e rëndë politike, ekonomike dhe e sigurisë në vend, emerimet nepotike dhe klienteliste, shantazhimet ndaj administratës, korrupsioni, mosmbajtja e premtimeve, situata e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe përgjegjësia e konfliktit dhe perplasjes civile. Rendesi ka e verteta ne popull. Populli eshte ai qe gjykon, populli eshte urragan qe me fuqin e tij rrezon cdo Perandori dhe shëmb diktatura”, shkruan Maliqi.

Po sot Maliqi në një reagim në media ka thënë situata në Shqipëri ësthë shumë e keqe dhe se zgjedhjet duhen shtyrë, pasi mund të ketë dhe viktima.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment