Politike

Maliqi akuza të rënda ndaj Drejtorit të Burgjeve: Me përgjime shantazhon qeverinë, dordolec bën si Dritan Prifti

Deputeti thekson se Agim Ismaili me përgjime shantazhon edhe qeverinë dhe bën veprime si i ndjeri Dritan Prifti
Featured image of article: Maliqi akuza të rënda ndaj Drejtorit të Burgjeve: Me përgjime shantazhon qeverinë, dordolec bën si Dritan Prifti Lefter Maliqi, deputet

Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ndaj Drejtori të Burgjeve, Agim Ismalit dhe është shprehur se ai ka një të kaluar të errët dhe se vazhdon akoma me shantazhojë  dhe ofendojë punonjësit e tij.

Deputeti thekson se Agim Ismaili me përgjime shantazhon edhe qeverinë dhe bën veprime si i ndjeri Dritan Prifti. Sipas tij përpara dy javësh shantazhoi edhe një zyrë përmbarimore pasi i vendosën gjobë për mosekzekutim vendimi.

“Turp s’më heq njeri thotë se ka materiale përgjimi e dokumente për lidhje sipër ne Qeveri kur ka qene zv drejtor i parandalimit dhe pastrimit te parave, së shpejti do e publikoj këtë fakt dhe te tjera me tronditëse mbase do thërras ne interpelance Kryeministrin.”, shprehet Maliqi.

Një ditë më parë deputeti u shpreh se Ismaili, kërcënon policet femra duke ju dërguar e-maile.ai tha se Ismaili iu thotë policëve “kaqola”.(lexo këtu)

Reagimi i plotë:

Drejtori i burgjeve me te kaluar te erret, i liruar i shkarkuar per dy here me akuza te renda ne 2001 dhe 2004 vazhdon shantazhimet duke thirrur Shkb ,haha sa skandal, ka hequr sot ne mengjes pergjues te vene ne tarracen e drejtorise mban ne pergjim administraten, ke shantazhon ky??? Se shpejti prova te tjera trondites dhe kush e ka emeruar dhe pse e ka emeruar,turp sme heq njeri thote se ka materiale pergjimi e dokumenta per lidhje siper ne Qeveri kur ka qene zv drejtor i parandalimit dhe pastrimit te parave, se shpejti do e publikoj kete fakt dhe te tjera me tronditese mbase do therras ne interpelance Kryeministrin. Ke po mban peng dhe shantazhon ky i paafte qe spyet per ligje,tejkalon kompetencat,fyen vartesit,i quan dordolec,kaqol,famëkeq etj etj.Para dy javesh shantazhoj nje zyre permbarimore se i vune gjobe per mos egzekutim vendimi se do u hiqte licencen,po diploma e kristalit te tij do hetohet? Dale dale prisni skeni pare gje akoma,do shikoni lirime shantazhime dhe skandale te shumta.Ministrja e drejtesis ska fare po fare fuqi.😂😂😂.Zeri im mbetet per te drejten e policise se burgjeve dhe administrates,te policise shtetit dhe popullit,dhe kundra drejtuesve shantazhues,te paafte dhe me vese te ulta te papranueshme dhe teper te denueshme,haha se harrova ka sh sh me keq per te ne oret e vona pasi ne shtepi ikin ne 12 te nates pasi jo se punon se snjeh dhe sdi asgje pasi akoma ska shkuar ne baze neper burgje por eshte nje turp i madh se kush na drejton sidomos ne institucionet e sigurise ku ka pas arrestime drejtuesish 20 here me te afte se ky,ky vetem nje gje di te shantazhoj me pergjimet si i ndjeri Dritan Prifti .Haha se harrova te gjithe deputetet e mazhorabces nuk e duan i falenderoj qe me dhane te drejt dje. Sjeni pare gje akoma.😂😂

J.V/Dosja.al 

Shto Koment