Aktualitet

Po luante në shtëpi/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset 9-vjeçari në Maliq, niset në spital

Ai është nisur me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij. 
Featured image of article: Po luante në shtëpi/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset 9-vjeçari në Maliq, niset në spital

KORÇË- Një 9-vjeçar ka mbetur i plagosur në Maliq pas shpërthimit të një bombule gazi. I mituri ka qënë duke luajtur në banesë në momentin kur ka shpërthyer bombula duke marrë dëmtime në trup.

Ai është nisur me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij.

Maliq/ Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi,  për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment