Kulture

Mali i Zi tërhiqet nga gara për në ‘Eurovision 2020’, zbulohet arsyeja që ky shtet hoqi dorë

 “Këtë vit vendosëm t’i investojmë ato para në rinovimin e mjeteve së RTCG. Plani është të blejmë vetura të reja dhe kjo përmirëson sigurinë e ekuipazheve tona, të cilët udhëtojnë mbi 1.000 kilometra në baza ditore”, njofton RCTG.
Featured image of article: Mali i Zi tërhiqet nga gara për në ‘Eurovision 2020’, zbulohet arsyeja që ky shtet hoqi dorë Disa nga artistet malazeze

MALI I ZI- Teksa jemi në prag të realizimit për fesivalin e Këngës në RTSH, nga ku artisti i shpallur fitues përfaqëson në Eurovizion, është mësuar se Mali i Zi është një nga shtetet që ka hequr dorë nga  kjo sfidë.

Mali i zi është ndër vendet e Ballkanit, i njohur për hyrjet e tyre ndonjëherë të çuditshme në Eurovizion. Por Mali i Zi nuk do të jetë më pjesë e Eurovision 2020. Transmetuesi RTCG ka konfirmuar se Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2020.

EBU raportohet se i dha RTCG një shtesë për të përfunduar pjesëmarrjen e saj, por ajo nuk ishte në gjendje të “plotësonte kërkesat” dhe kështuqë që u tërhoq. ESCToday raporton se RTCG “u përpoq të bënte më të mirën për të garuar në Roterdam por gjërat nuk u materializuan në fund.”

 “Këtë vit vendosëm t’i investojmë ato para në rinovimin e mjeteve së RTCG. Plani është të blejmë vetura të reja dhe kjo përmirëson sigurinë e ekuipazheve tona, të cilët udhëtojnë mbi 1.000 kilometra në baza ditore”, njofton RCTG.

Drejtori gjeneral tregoi se nuk do të marrë pjesë në festivalin që mbahet në Rotterdam vitin e ardhshëm.

Burimi: wiwiblogs 

A.C/Dosja.al

Shto Koment