LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi/ Mohimi i gjenocidit në Srebenicë rrezikon qeverinë e reformuar

15 Prill 2021, 14:46 Nga DOSJA
Mali i Zi/ Mohimi i gjenocidit në Srebenicë rrezikon qeverinë e

MAL I ZI- Mohimi i Holokaustit dënohet në Europë dhe nuk ekziston asnjë çështje tjetër politike në kontinent për të cilin të ketë konsesus kaq të gjerë sa për këtë çështje. Kurse në Ballkanin Perëndimor është shumë i përhapur mohimi ose relativizimi i masakrës së Srebrenicës. Në Serbi dhe në Republikën Srpska, pjesën e dominuar serbe të Bosnjë Hercegovinës, pretendimi se Srebrenica ka qenë krimi më i madh i luftës të ndodhur në Europë pas 1945 nuk është i vërtetë dhe se aty nuk ka pasur gjenocid, është kthyer gati në një lloj doktrine jozyrtare të shtetit.

Rrallë ndodh që kjo të shkaktojë indinjatë ndërkombëtare, por indinjata rajonale praktikisht nuk ndodh kurrë. Megjithëse Gjykata Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi (ICTY) e ka dokumentuar mirë planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së mbi 8 mijë boshnjakëve myslimanë në rrethinat e qytetit të vogël në lindje të Bosnjës, Srebrenicë, dhe e ka klasifikuar atë si genodic.

Tani për herë të parë në Ballkan mohimi i genocidit të Srebenicës po shkakton një krizë të rëndë politike, në Mal të Zi, shtetin më të vogël të rajonit. Ministri i atjeshëm i Drejtësisë, pakicave dhe të drejtave të njeriut, Vladimir Leposavic, pati thënë në muajin mars në parlamentin e Podgoricës se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, vetëm nëse kjo ”konfirmohet qartë”. Ai tha se ICTY nuk e ka legjitimitetin për të bërë një gjë të tillë, për shkak të gjoja injorancës së Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e bëra kundër serbëve.

Deklaratat e ministrit janë kthyer në provën e parë të zjarrit për qeverinë e reformuar që ndodhet vetëm katër muaj në pushtet. Indinjimi i partnerëve të koalicionit, partive të opozitës dhe pjesëve të publikut malazez është i madh. Kritika të mëdha ka pasur edhe nga diplomatët e huaj. Kryeministri, Zdravko Krivokapic i kërkoi Leposavicit që të jepte dorëheqjen, por ministri refuzoi. Tani vendimin për shkarkimin e tij duhet ta marrë parlamenti. Problemi është se për këtë nuk ekziston shumica brenda koalicionit.

Ndryshim historik pushteti 

Kriza politike e shkaktuar nga Leposaviqi vjen vetëm pak muaj pas ndryshimit historik të pushtetit. Në vjeshtë të 2020 një koalicion reformues i përbërë nga një spektër i gjerë duke filluar që nga nacionalistët proserbë dhe skeptikët ndaj BE-së e deri tek liberalët e gjelbër socialë, proeuropianë, arriti të rrëzonte nga pushteti pas tre dekadave sundimtarin më të gjatë dhe presidentin aktual të shtetit, Milo Gjukanoviçin dhe partinë e tij, Partia Demokrate e Socialistëve, (DPS).

Që në dhjetor të 2020 pushtetin e mban një qeveri ekspertësh e drejtuar nga profesori i ixhinjerisë mekanike, Krivokapiq, qeveri që mbahet nga ky koalicion. Kryeministri dhe kabineti i tij i vunë vetes si detyrë që të demokratizojnë Malin e Zi, të krijojnë shtet ligjor dhe ta kthejnë vendin e tyre në vendin e parë të Ballkanit Perëndimor që arrin të bëhet anëtar i BE.

Skenari që ka qenë ëndërr e Gjukanoviçit 

Kriza e shkaktuar nga mohimi i Srebrenicës prej Leposaviqit është pikërisht skenari që kanë pritur Gjukanoviçi dhe partia e tij. Në fund të viteve 1990-të, ata e futën Malin e Zi, që në atë kohë ishte pjesë e Republikës Jugosllave së bashku me Serbinë, në një kurs gjithnjë e më të pavarur. Në vitin 2006 vendi shpalli pavarësinë.

Rruga për atje ishte e lidhur me distancimin të paktën nominalisht nga kriminelët e luftës të luftërave jugosllave të 1991- 1999. Kështu parlamenti malazez dënoi me një rezolutë në vitin 2009 masakrën e Srebrenicës, megjithëse nuk përdori në mënyrë eksplicite termin „gjenocid”. Po ashtu Gjukanoviç dhe partia e tij nuk e kanë dënuar asnjëherë në mënyrë të besueshme pjesëmarrjen e ushtarëve malazezë në bombardimin e qytetit kroat të Dubrovnikut.

Vendi i polarizuar 

Politika e sovranitetit dhe identitetit të erës së Gjukanoviçit e mban të polarizuar Malin e Zi deri më sot. Vërtet që askush nuk e vë në pikëpyetje serioze pavarësinë, megjithatë vetëm gjysma e njerëzve në vend e quajnë veten malazez, gati një e treta e quajnë veten serbë.

Shumë prej tyre orientohen politikisht dhe nga pikëpamja kulturore nga Beogradi. Këtu bën pjesë edhe narrativi zyrtar serb për Srebrenicën, ose ilegjitimiteti i tribunalit të OKB për krimet e luftës. Tek zgjedhës të tillë mbështeten shumë parti të koalicionit reformator, mes të cilave konservatorët e djathtë, Fronti Demokratik proserb (DF). Ai është kundër heqjes së imunitetit parlamentar të Leposaviqit, dhe e ka kthyer qëndrimin e tij në qeveri në kusht për moslargimin nga koalicioni.

Qeveria “në fushë të minuar” 

Nëse ministri i Drejtësisë e ndien veten shprehimisht si serb, nëse e ka dhënë deklaratën për Srebrenicën me qëllim apo pa u menduar mirë, është deri tani e paqartë. Kryeministri Krivokapiq foli për një përpjekje për „të rrëzuar qeverinë nga brenda”, duke treguar me gisht disa partnerë të koalicionit që janë nacionalistë të djathtë, proserbë. E qartë është se fjalët e Leposaviqit, e kanë kthyer vendin në „fushë të minuar“, siç shkrunte kolumnistja Ratka Jovanović-Vukotić e të përditshmes “Vijesti” (Lajmet). Sepse në kontroversat aktuale për Srebrenicën futen të gjitha çështjet kyçe tradicionale të politikës malazeze, trajtimi i të kaluarës së luftës, raporti me Serbinë dhe çështja e identitetit malazez.

Aktualisht është krejtësisht e paqartë nëse kryeministri Krivokapiq, ministrat e tij dhe partitë që janë pjesë e koalicionit reformues do të gjejnë rrugëdalje nga kjo dilemë. Ndërkohë që kontroversat për Srebrenicën nuk janë dilema e vetme. Një rishikim i planifikuar i ligjit për marrjen e nënshtetësisë shkaktoi protesta dhe bllokime të rrugëve nga „forcat patriotike”, pra idhtarët e Gjukanoviçit dhe partisë së tij. Ata e quajtën ligjin e ri kërcënim për sovranitetin malazez.

Përveç kësaj Mali i Zi ndodhet në vështirësi financiare, sepse është zhytur në borxhe deri në grykë duke marrë një kredi kineze miliardash. BE refuzoi më 13 prill të jepte ndihmë financiare për qeverinë e Podgoricës, e cila kishte bërë një kërkesë të tillë.

Kontroversat për Srebrenicën, kanë të paktën një anë të mirë mendon autori i Vijestit, Željko Ivanović. “Bravo kryeministrit “, shkruan ai “sepse ai është i vetmi jo vetëm në Mal të Zi, por në gjithë rajonin që dënon një anëtar të kabinetit për relativizimin e një krimi të tillë.”

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni milo gjukanoviç vladimir leposavic zdravko krivokapić milo gjukanoviç vladimir leposavic zdravko krivokapić

Sondazh

Poll
Bota 15 Prill 2021, 13:59

Albcoin, lind dhe kriptomonedha e parë shqiptare

“Ata, janë Mbinjeriu i Niçes”,- thoshte për shqiptarët Henry Noel Brailsford, një gazetar britanik rreth viteve 20’. Ndonëse, një shekull më vonë Mbinjer...

Bota 15 Prill 2021, 13:50

SERBI– Ambasadori serb në Moskë, Miroslav Lazanski tha të mërkurën se Serbia shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Beograd në maj.Sipas medi...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën