Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Mali i Zi nuk “njeh” Kosovën, flet Haradinaj-Stublla: Ishte një gabim teknik
8 Dhjetor 2020, 20:19Nga DOSJA
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka folur pas vendosjes së fusnotës (nuk njeh Kosovën) nga Mali i Zi. Në një deklaratë për shtyp Ministria tha se vendosja e fusnotës nga ana e Malit të Zi ishte një gabim teknik dhe se është rregulluar shumë shpejt.
“Sipas informatave zyrtare që ka pranuar MPJD, përmes kanaleve diplomatike, fusnota ishte vendosur aty jo qëllimisht, si një gabim i cili u përmirësua shpejtë”, tha Ministria.
Ministria gjithashtu deklaroi se vetë kryetarja e Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Dinosha i tha Malit të Zi se incidenti i ndodhur është bërë për shkak të një gabimi teknik dhe se është rregulluar dhe se është njoftuar edhe populli malazez gjithashtu.
“MPJ e Malit të Zi përmes një telefonate zyrtare më njoftuan se bëhet fjalë për një gabim teknik i cili u përmirësua dhe për të cilin është njoftuar tanimë edhe opinioni publik”, u shpreh Dinosha.
Pak më parë në një dokument cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19 të publikuar nga mediat në Mal të Zi, Kosova u shënua me fusnotë. Në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së saj, përkatësisht pa yll në emër.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Banesa e shkëncëtares amerikanë, Rebekah Jones që krijoi bazën zyrtare të të dhënave të Covid në SHBA është kontrolluar nga policia e Floridës. Lajmin e ka...
MAQEDONI– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 28 persona si shkak i COVID-19.Kës...
SHBA- Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në konferencën e sotme të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka fol...
ITALI- Angela Cortese është avokatja italiane që është përballur me Covid-19. Asaj i është infektuar i ati 78-vjeçar me Covid dhe pas përkeqësimi i është...
PRISHTINË– Një ngjarje aspak normale ka ndodhur në një kafene të Prishtinës, ku kamerierët kanë zgjedhur të tallen në mënyrë të rrezikshme me një person të...
SHBA- Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, ditën e sotme, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë një vend normal dhe se Serbia ...
TURQI- Ministria e Jashtme e Turqisë ka kërcënuar Ushtrinë Kombëtare të Libisë dhe Gjeneralin e saj, Khalifa Hafar për shkak se kanë ndaluar një anije turke. An...
SHBA– Shtëpia e Bardhë ka mbledhur sot eskpertët për të diskutuar lidhur me planet për shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit.Ky është një hap i rë...
SHBA- 1000 gra me ngjyrë në SHBA kanë shkruar një letër Presidenti të zgjedhur Joe Biden ku i kërkojnë që të në kabinetin e tij të ketë sa më shumë gra. Letra i...