Rajoni

Mali i Zi i treti në botë për numrin e lartë të infeksioneve, mijëra persona të pranishëm në ceremoninë mortore të peshkopit, qytetarët nuk respektuan asnjë rregull për mbrojten nga Covid-19

Në ceremoni morën pjesë qindra njerëz, ku nuk munguan puthje në trupin e të ndjerit,  mungesa e maskave dhe shkelja e distancimit shoqëror.
Featured image of article: Mali i Zi i treti në botë për numrin e lartë të infeksioneve, mijëra persona të pranishëm në ceremoninë mortore të peshkopit, qytetarët nuk respektuan asnjë rregull për mbrojten nga Covid-19 Foto Ilustruese

MALI I ZI- Mali i Zi renditet i treti në botë për nga numri i pacientëve me koronavirus për 1  milion banorë. Sipas mediave vendase së fundmi numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, kjo për shkak të ceremonisë  së varrimit të Metropolitit Amfilohije Radoviç në Podgoricë.

Në ceremoni morën pjesë qindra njerëz, ku nuk munguan puthje në trupin e të ndjerit,  mungesa e maskave dhe shkelja e distancimit shoqëror.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 11,132 raste të infeksionit janë aktive në Malin e Zi dhe 31,062 janë regjistruar që nga fillimi i vitit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave të huaja, që  nga pranvera që Mali i Zi ka qenë  një nga vendet me shkallën më të lartë të infeksioneve në rajon dhe më gjerë, sot është vendi i dytë në Evropë për raste të reja në raport me popullsinë e tij me një numër rekord prej 90 rastesh të reja në ditë.  Mali i Zi gjithashtu renditet i 17-ti në botë për numrin e vdekjeve për milion banorë. Që prej fillimit të emergjencës shëndetësore në Mal të Zi kanë humbur jetën 439 persona dhe janë infektuar 31,062 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment