Aktualitet

“Makthi” i bizneseve, grupi i grabitësve ‘luksozë’ sjellin rrotull 3 Drejtori Policie/ Me supër “Benz” të bardhë, shkojnë vjedhin qytet më qytet (VIKTIMAT)

Autorët përdorin për grabitjen një automjet “Benz ML”, ngjyrë e bardhë. Me të lëvizin pa rënë në sy përgjatë natës, duke e bërë thuajse të vështirë identifikimin e targës.
Featured image of article: “Makthi” i bizneseve, grupi i grabitësve ‘luksozë’ sjellin rrotull 3 Drejtori Policie/ Me supër “Benz” të bardhë, shkojnë vjedhin qytet më qytet (VIKTIMAT) Foto ilustruese

TIRANË– Një grup kriminal është vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se kanë gisht në disa vjedhje në qytete të ndryshme të vendit. Dyshohet se grupi i grabitjes së 10 milionë lekëve në fabrikën e peshkut “Rozafa” në fshatin Fushë Labinot, nuk e ka për herë të parë, pasi ëshët shfaqur edhe më parë në Fier e Tiranë. Mësohet se autorët përdorin për grabitjen një automjet “Benz ML”, ngjyrë e bardhë. Me të lëvizin pa rënë në sy përgjatë natës, duke e bërë thuajse të vështirë identifikimin e targës.

SKEDA

Rasti i parë ku grupi është pikasur është thuajse 5 ditë më parë në Fier. Një biznesi i është tentuar grabitja e kasafortës duke përfituar edhe nga fakti që në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike. Pasi kanë arritur që të depërtojnë në zyrën e financës, grabitësit nuk kanë gjetur para, por e kanë pasur për “zor” të dalin me duart bosh; ata janë larguar duke marrë nga kompania një makinë, që ishte parkuar në oborrin e firmës.

Ndërsa më herët, thuajse një muaj më parë, një grabitje ka ndodhur brenda një dyqani në zonën e “Xhamllikut”. Kësaj here autorët kanë marrë nga biznesi, kasafortën ku ndodhej edhe një shumë e konsiderueshme parash, por jo vetëm. Para se të largoheshin, “maskat” kanë marrë edhe serverin e kamerave të sigurisë. Kur kanë dalë në oborr, kanë pikasur edhe një furgon, të cilin gjithashtu e kanë braktisur. Por mesa duket rrugës janë penduar duke e braktisur në rrugën Rinas-Kashar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse të gjitha objektet e grabitura janë të kontrolluara nga kamera sigurie, asnjë prej autorëve ose edhe targa e “ML-së” nuk është pikasur, kjo pasi ata përfitojnë prej errësirës. Policia e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës tani është vënë në ndjekje të gjurmëve të grabitësve dhe të mjetit luksoz me të cilin kryen edhe grabitjet.

(k.m.dosja.al)

 

Shto Koment