Sport

Makth në Madrid, blerja e bujshme e verës thyen kockën e këmbës gjatë karantinës

Lajmin e ka dhënë vetë klubi madrilen, me një deklaratë zyrtare
Featured image of article: Makth në Madrid, blerja e bujshme e verës thyen kockën e këmbës gjatë karantinës Lojtarët e Real Madridit

Lajm i keq për Real Madridin. Sulmuesi Luka Jovic ka thyer një kockë në këmbën e djathtë dhe pritet të mungojë gjatë. Serbi po kalon një makth në Madrid, sepse sezoni i tij i parë me fanellën e bardhë ka rezultuar një katastrofë.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi madrilen, me një deklaratë zyrtare. “Pas testeve të bëra ditën e sotme për lojtarin tonë Luka Jovic, kanë dalë dhe rezultatet. Ai është diagnostikuar me një krisje të kockës së këmbës së djathtë dhe po mbahet në monitorim”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

Shto Koment