Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Tahirit/ Flet avokati Maks Haxhia, i vendosur para mediave: Duam pafajësinë!

  • Shtyhet seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelën. Ja data e radhës
  • I pyetur nëse pala mbrojtëse do të shfrytëzonte hapësirat ligjore për pavlefshmëri të gjithë procesit, duke marrë parasysh edhe kohëzgjatjen e tij, Haxhia bëri me dije se diçka e tillë nuk mund të ndodhte. 
    Featured image of article: Shtyhet gjyqi ndaj Tahirit/ Flet avokati Maks Haxhia, i vendosur para mediave: Duam pafajësinë! Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahirit

    TIRANË–  Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka dhënë një prononcim për mediar pas shtyrjes së gjyqit. Në fjalën e tij, Haxhia ka bërë me dije se Tahiri nuk ka shkuar në sallë pasi nuk është njoftuar.

    Më tej, i pyetur nëse pala mbrojtëse do të shfrytëzonte hapësirat ligjore për pavlefshmëri të gjithë procesit, duke marrë parasysh edhe kohëzgjatjen e tij, Haxhia bëri me dije se diçka e tillë nuk mund të ndodhte. 

    Ne kërkojmë pafajësi. Nuk dua të vijoj me procedurën. Saimir Tahiri që nga momenti i parë dhe deri më tani ka kërkuar prerazi pafajsinë,”-Maks Haxhia.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e sotme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të duhej që të zhvillonte seancën e radhës në Apel. Për herë të parë në sallë ishte edhe ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela, i cili u dorëzua pas 3 viteve në arrati. Seanca u shty për shkak të mungesës së Tahirit, i cili nuk mori në kohë fletëthirrjen. Përballja e radhës me drejtësinë do të jetë më 11 qershor. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment