Aktualitet

VIDEO/ Panik në Tiranë, digjet makina në mes të rrugës tek ‘Ali Demi’

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje, ku zjarfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.
Featured image of article: VIDEO/ Panik në Tiranë, digjet makina në mes të rrugës tek ‘Ali Demi’ Makina duke u djegur
Përditësuar:

TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë, në lagjen “Ali Demi”. Sipas një video të publikuar nga Faxweb, shihet një veturë e cila është përfshirë nga flakët dhe para se të digjej është dëgjuar dhe një shpërthim.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje, ku zjarfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar dhe të populluar në këtë orë të mbrëmjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën dhe djegien e veturës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment