
LEZHË- Një 27 vjeçar, i cili u përplas nga një makinë mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë, ndërroi jetë në spital disa orë më vonë. Viktima është identifikuar si Ylli Mena, i cili nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të marra.
Lezhë /Informacion paraprak:
Rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një aksident ku është aksidentuar nga një mjet shtetasi Y.M. vjeç 27, banues në Lezhë i cili po lëvizte me biçikletë.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
(a.m/dosja.al)