Aktualitet

Makina përplas fëmijën 8-vjeçar në Vlorë, shoferi largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes

Pas aksidentit drejtuesi i mjeit është larguar nga vendi i ngjajres dhe po kërkohet nga Policia, ndërkohë që fëmija është dërguar në spital e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Makina përplas fëmijën 8-vjeçar në Vlorë, shoferi largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes Foto ilustruese

VLORË- Një aksident automobilisit ka ndodhur sot në mbrëmjen në qytetin e Vlorës. Sipas një njoftimi nga policia, bëhet me dije se një makinë rreth orës 20:05 ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç.

Pas aksidentit drejtuesi i mjeit është larguar nga vendi i ngjajres dhe po kërkohet nga Policia, ndërkohë që fëmija është dërguar në spital e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment