Aktualitet

VIDEO/ Gjendet një makinë e degur në Vlorë, dyshohet se është përdorur në atentat

Sipas informacioneve, mësohet se makina është gjetur në rrugën e vjetër që lidh Vlorën me Fierin.
Featured image of article: VIDEO/ Gjendet një makinë e degur në Vlorë, dyshohet se është përdorur në atentat Makina e djegur

VLORË- Policia e Vlorës, 2 orë pas atentatit të ndodhur në lagjen “Bashkimi”, ku mbetën të plagosur 2 persona ka gjetur në makinë të djegur. Sipas informacioneve, mësohet se makina është gjetur në rrugën e vjetër që lidh Vlorën me Fierin.

Makina është gjetur e braktisur në anë të rrugës dhe e djegur dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit, ku mbetën të plagosur, Roland dhe Nikollaq Çepaj. Brenda në automjet është gjetur dhe arma tip automatik, që është djegur në bagazh. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Atentat me armë në Vlorë. 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi”, ku është qëlluar në drejtim të Roland Çepajt dhe Nikollaq Çepaj që pak ditë më parë kishte dalë nga burgu. Policia po punon për zbardhjen e ngjajres së rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment