Aktualitet

Makina e Ushtrisë Shqiptare në Itali? Çfarë transportoi dhe plaçkat që “la rrugëve” (VD)

Nga Ministria e Mbrojtjes ende nuk kemi një reagim, por ende nuk dihet arsyeja se përse kamioni i Ushtrisë ka shkuar në Itali dhe çfarë plaçkash kanë rënë që më pas u mblodhën.

ITALI- Një emigrant shqiptar në Itali ka bërë sot një denoncim në redaksinë e Dosja.al. Ai ka dërguar dhe një video ku shihet një makinë e Ushtrisë Shqiptare në Itali

Sipas emigrantit që preferoi të qëndronte anonim, një kamion i Ushtrisë ka lëvizur gjatë ditës së sotme në disa qytete në Itali. Ende nuk dihet se çfarë është transportuar në të, por siç mund të shihet nga video punonjësit janë duke u debatuar  me njëri-tjetrin.

Më tej mësohet se ka qenë një makinë me targa shqiptare që i ka ndjekur, dhe nga kamioni kanë rënë disa sende të cilat janë mbledhur prej saj dhe po dorëzohen tek punoniësit.

Nga Ministria e Mbrojtjes ende nuk kemi një reagim, por ende nuk dihet arsyeja se përse kamioni i Ushtrisë ka shkuar në Itali dhe çfarë plaçkash kanë rënë që më pas u mblodhën.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Makina e Ushtrisë Shqiptare në Itali? Çfarë transportoi dhe plaçkat që “la rrugëve” (VD)

  1. Pamja është e paqartë dhe pa zë. Është e sigurt që po është filmuar në ITALI?

Shto Koment