Aktualitet

Makina e policisë aksidentoi një qytetar dhe u largua nga vendngjarja?! Reagojnë ‘blutë’ e Vlorës: I riu humbi kontrollin

Policia bën me dije se rreth orës 19:15, një 27-vjeçar duke qarkulluar me një biçikletë elektrike ka humbur kontrollin dhe është dëmtuar lehtë dhe ka qënë Patrulla e Policisë ajo që i ka dhënë ndihmën e parë.
Featured image of article: Makina e policisë aksidentoi një qytetar dhe u largua nga vendngjarja?! Reagojnë ‘blutë’ e Vlorës: I riu humbi kontrollin Foto ilustruese

VLORË– Policia e Vlorës ka mohuar lajmin se një automjet policie kishte aksidentuar një qytetar në qytetin bregdetar dhe më pas ishte larguar nga vendngjarja. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se rreth orës 19:15, një 27-vjeçar duke qarkulluar me një biçikletë elektrike ka humbur kontrollin dhe është dëmtuar lehtë dhe ka qënë Patrulla e Policisë ajo që i ka dhënë ndihmën e parë. I riu me iniciale G.A., u dërgua për në spitalin e Vlorës, nga ku është larguar në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale ku pretendohet se një mjeti i policisë ka aksidentuar një shtetas dhe më pas është larguar nga vendngjarja ju bëjmë me dije se: Rreth orës 19:15 në rrugën Hysni Alimerko, Vlorë, shtetasi G.A., 27 vjeç, duke qarkulluar me një biçiklet elektrike, ka humbur kontrollin dhe është vetëdëmtuar lehtë.

Patrulla e Policisë që mbulon zonën menjeherë sapo e kanë konstatuar janë afruar dhe i kanë dhënë ndihmën e parë .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

U kryen veprimet e mëtejshme nga specialistët e Qarkullimit Rrugor për shtetasin G.A., i cili pas marjes së mjekimit në Spitalin e Vlorës , është larguar në gjendje të mirë shëndetsore.

DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment