Aktualitet

Makina e dalë jashtë rruge… pamje nga vendngjarja! Si u ekzekutua polici i FNSH-së në Lezhë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje (DETAJET)

Dosja.al ka mësuar se deri më tani në vendngjarje policia ka gjetur 3 gëzhoja, ndërsa mësohet se plumbi fatal që i ka marrë jetën 26-vjeçarit është marrë në zonën pranë zemrës.
Featured image of article: Makina e dalë jashtë rruge… pamje nga vendngjarja! Si u ekzekutua polici i FNSH-së në Lezhë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje (DETAJET) Xhulio Prela

TIRANE- Dosja.al ka siguruar një pamje nga vendngjarja ku mund të shihet makina e efektivit Xhulio Prela teksa qëndron e palëvizur jashtë rruge, ndërsa pranë saj ndodhen efektivë policie. Kjo foto është shkrepur disa orë pas gjetjes së trupit të pajetë të 26-vjeçarit Xhulio Prela në Gajush të Lezhës.

Pamje nga vendngjarja

Dosja.al ka mësuar se deri më tani në vendngjarje policia ka gjetur 3 gëzhoja, ndërsa mësohet se plumbi fatal që i ka marrë jetën 26-vjeçarit është marrë në zonën pranë zemrës.

Deri më tani, ende nuk ka një pistë të qartë për arsyet dhe autorët që kanë ekzekutuar policin Xhulio Prela, i cili ishte pjesë e repartit të FNSH-së në Shkodër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm. Dosja.al ka mundur të mësojë se autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment