Aktualitet

Makina e bërë shoshë nga 55 plumba, shenjat duken qartë në xhamin e pasmë. Si u ekzekutuan dy vëllezërit nga Puka

FOTO
Siç duket edhe nga fotoja e shkëputur nga vendngjarja, plumat kanë përshkruar të gjithë mjetin, por dallohen më qartë në xhamin e pasmë.
Featured image of article: Makina e bërë shoshë nga 55 plumba, shenjat duken qartë në xhamin e pasmë. Si u ekzekutuan dy vëllezërit nga Puka Pamje nga vendngjarja

DURRËS– Dalin pamjet e para nga makina tip “Golf 6”, në të cilën po udhëtonin dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.

Siç duket edhe nga fotoja e shkëputur nga vendngjarja, 55 plumba kanë përshkruar të gjithë mjetin, por dallohen më qartë në xhamin e pasmë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(k.m/dosja.al) 

Shto Koment