Aktualitet

Vrau dy vëllezërit dhe u zhduk me bishën superluksoze “Benz”, Roland Pula kërkohet me drone, Policia është ngritur në ‘këmbë’

Policia e Shtetit bën me dije se 32-vjeçari nga Kruja po kërkohet në të gjithë zonën me dy drone që filmojnë dhe në erresirë.
Featured image of article: Vrau dy vëllezërit dhe u zhduk me bishën superluksoze “Benz”, Roland Pula kërkohet me drone, Policia është ngritur në ‘këmbë’ Makina e autorit

TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e makinës luksoze që Roland Pula dyshohet se ka përdorur gjatë ekzekutimit të vrasjes së dy vëllezërve Bardhi. 

Me anë të një njoftimi  zyrtar, Policia bën me dije se 32-vjeçari nga Kruja po kërkohet në të gjithë zonën me dy drone që filmojnë dhe në erresirë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Identifikohet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës. Autori i dyshuar shtetasi R.P, 32 vjeç nga Kruja. Dy Drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjëndet makina e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës. Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit.

Vijon krehja e zonës. Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër.

Vrasje e dyfshitë ka ndodhur rreth orës 22:25 të mbrëmjes në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi janë qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe kanë ndërruar jetë rrugës për në spital. I dyshuari kryesor, Roland Pula po kërkohet kudo në zonë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment