Aktualitet

Makina del nga rruga në Lushnje, vdes shoferi, plagoset pasagjeri (EMRI)

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, 29-vjeçari Arian Velçani. Ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri me iniciale D.K., 42 vjeç.
Featured image of article: Makina del nga rruga në Lushnje, vdes shoferi, plagoset pasagjeri (EMRI) Pamje nga makina e aksidentuar

LUSHNJE– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Ardenicë, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, 29-vjeçari Arian Velçani. Ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri me iniciale D.K., 42 vjeç.

Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment