Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje/ “Land Rover” del nga rruga, humb jetën pasagjeri 28-vjeçar, plagoset shoferi (VD)

Aksident i rëndë në Lushnj, makina del nga rruga, humb jetën 28-vjeçari me iniciale M.R.

Lushnje- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë. Mësohet se një makinë tip “Lande Rover” ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën 28-vjeçari me M.R, i cili ishte pasagjer në mjet. Ndërkohë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Z.H, 31 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot rreth orës 03:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment