Aktualitet

Makina del nga rruga në Fier-Lushnje, plagoset pasagjerja 23 vjeçare

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur pasagjerja L.S., 23-vjeçe.
Featured image of article: Makina del nga rruga në Fier-Lushnje, plagoset pasagjerja 23 vjeçare Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnje. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur pasagjerja L.S., 23-vjeçe.

E aksidentuara është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vendin ku ndodhi përplasja ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot rreth orës 11:15, në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në fshatin Vajkan, shtetasi F. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswegen” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetësja L. S., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje është grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment