Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë, vdes shqiptari në Itali, shpëton pasagjeri italian (EMRI)

Shqiptari me banim në Pisa u aksidentua në Bolonja, i identifikuar si Saimir Hoxha humbi kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga.
Featured image of article: Makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë, vdes shqiptari në Itali, shpëton pasagjeri italian (EMRI) Pamje nga aksidenti

PISA– Një 35-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, si shkak i një aksidenti të ndodhur në Itali.

Shqiptari me banim në Pisa u aksidentua në Bolonja, i identifikuar si Saimir Hoxha humbi kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmbysja disa herë e makinës ishte fatale për shqiptarin që ndërroi jetë në vend. Ndërkohë që në makinë me shqiptarin ishte edhe një pasagjer italian 36-vjeç, i cili aktualisht ndodhet nw spital.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment