Politike

Makina BMW, Lleshaj:U mor në Bavari, taksapaguesve u ka kushtuar 49.000 euro

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye ai e ka marrë me një çmim më të favorshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.
Featured image of article: Makina BMW, Lleshaj:U mor në Bavari, taksapaguesve u ka kushtuar 49.000 euro

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro dhe jo 100 mijë euro, siç është akuzuar disa javë më parë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye ai e ka marrë me një çmim më të favorshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm. Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.

Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit. Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.

Fevziu: Kushton 100 mijë euro.

Lleshaj: Vëre sa të duash : Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

Fevziu: Aq e marr dhe unë një.

Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fevziu: Ku është marr makina?

Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.

Fevziu: Është e blinduar?

Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.

Fevziu: E di që fillojnë në 95 mijë euro.

Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment