Aktualitet

Fundosen tre makina në det në Vlorë, u futën të nxjerrin një varkë dhe ngecin vetë, pronari: Na tërhoqi deti (VD)

Tre automjetet mësohet të jenë futur në ujë për të nxjerrë një varkë, e cila kishte ngecur, dhe njëra prej tyre është pajisur me karrel.
Featured image of article: Fundosen tre makina në det në Vlorë, u futën të nxjerrin një varkë dhe ngecin vetë, pronari: Na tërhoqi deti (VD) Makinat
Përditësuar:

VLORË– Tre automjete, tip ‘fuoristrada’ janë gjetur të fundosura në det. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e Lungomares pranë plazhit publik. Tre automjetet mësohet të jenë futur në ujë për të nxjerrë një varkë, e cila kishte ngecur, dhe njëra prej tyre është pajisur me karrel.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar të gjithë zonën. Autoritetet kanë komunikuar me pronarin e skafit që ka ngecur, i cili është shprehur se kishte dashur të dilte për pëshkim, por që e kishte tërhequr deti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

U nisëm për peshkim. Nxorrëm skafin dhe tentuam të dilnim, por na tërhoqën dallgët,”– mësohet të ketë thënë ai.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment