Bota

Majmunët qajnë si foshnje të porsalindura, teksa torturohen në laboratorët mizorë gjermanë /Video

Pamjet janë tërësisht mizore dhe të papranueshme, dhe shoqatat botërore të kafshëve, do të protestojnë për mbylljen e jo vetëm klinikës gjermane, por çdo klinikë që trajton në mënyrë të tillë kafshët.
Featured image of article: Majmunët qajnë si foshnje të porsalindura, teksa torturohen në laboratorët mizorë gjermanë /Video

GJERMANI – Një video e filmuar në mënyrë të fshehtë në laboratorin e farmaceutikës dhe toksikologjisë në Hamburg, nga një punëtor i organizatave të se drejtave të kafshëve, ka shkaktuar zemërim dhe thirrje për ndryshim në ligjet e BE-së.

Pamjet e tmerrshme tregojnë majmunët që qajnë si foshnje të porsalindura, teksa mbahen të lidhur prej qafe, në pritje për eksperimentet mizore farmaceutike.

Gjithashtu mace të gjakosura, shumë prej të cilave nuk reagonin më pas injektimeve të shumta të bëra, janë parë në video, raportohet se shumë kafshë në ditë humbin jetën si pasojë e torturave të cilat nuk i përballojnë dot.

Frederich Mulln, i organizatës Soko të së drejtave të kafshëve, tha se trajtimi më i keq i bëhej majmunëve, të cilët shfaqnin shenja të thella depresive, dhe qanin gjatë gjithë kohës.

Ndërsa qentë, edhe në momentin kur do të vriteshin, tundnin bishtin, dhe kjo ishte një tregues i dëshpërimit të tyre për afeksionin dhe dashurinë njerëzore.

Pamjet janë tërësisht mizore dhe të papranueshme, dhe shoqatat botërore të kafshëve, do të protestojnë për mbylljen e jo vetëm klinikës gjermane, por çdo klinikë që trajton në mënyrë të tillë kafshët.

Burimi:Mirror.Uk

E.C/Dosja.al

Shto Koment