Politike

Majko refuzon urdhrin e Ramës, kamera e ERTV tregon kujdes të mos tregojë asgjë (VD)

Pasi majko refuzoi të bëhej pjesë e show-t, shefi i Rilindjes ia kërkoi edhe një herë, pastaj edhe një herë duke i kujtuar se mediat do ta bëjnë skandal, nëse ai nuk e nxjerr celularin.

TIRANË- Pandeli Majko nuk e nxori celularin. Regjia e ERTV e shmangu planin e refuzimit që Ministri i Diasporës i bëri urdhërit të Kryeministrit. “Pandeli nxirre celularin”, i tha Rama herën e parë. Pasi majko refuzoi të bëhej pjesë e show-t, shefi i Rilindjes ia kërkoi edhe një herë, pastaj edhe një herë duke i kujtuar se mediat do ta bëjnë skandal, nëse ai nuk e nxjerr celularin.

Megjithatë, Majko, me buzëqeshjen origjinale që e karakterizon, nuk e nxori. Për një moment dukej sikur ishte i vetmi esëll në një tryezë të dehurish, që sapo kishin porositur edhe pak nga plaçka e Shqipërisë për ta ndarë me njëri-tjetrin, si pushtuesit që abuzojnë me mallin që gjejnë dhe shpërndajnë robërit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(Dosja.al)

Shto Koment