Politike

Majko kundër Ramës për ‘Mini-Shengenin’: Më shumë se me rajonin, na duhet me Italinë

I ftuar sot në një takim me studentët shqiptarë të arkitekturës që studjojnë në universitetin e Firences në Itali, Majko është shprehur se, Shengeni më i rëndësishëm për Shqipërinë është ai me Italinë dhe jo me Rajonin.
Featured image of article: Majko kundër Ramës për ‘Mini-Shengenin’: Më shumë se me rajonin, na duhet me Italinë Pandeli Majko dhe treshja e Mini-Shengenit

ITALI- Pas zërave kundër nga opozita dhe nga Kosova, një reagim kundër Edi Ramës ka ardhr nga brenda qeverisë së tij për idenë e “Mini-Shengenit”. Kritiku është sërish i njëjti, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili shpreh nuk i është bindur urdhrave të eprotit të tij.

I ftuar sot në një takim me studentët shqiptarë të arkitekturës që studjojnë në universitetin e Firences në Itali, Majko është shprehur se, Shengeni më i rëndësishëm për Shqipërinë është ai me Italinë dhe jo me Rajonin.

Kemi dëgjuar këto kohë të flitet për shumë lloje Shengeni në rajon, por mendoj se Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera Majko.

Pak ditë më parë në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment