Aktualitet

‘Magjistari’ Kolë Hysenaj, ju prezantojmë me prokurorin që funksionon si organizatë “Kap ça të kapësh”, KÇK

Drejtësia e padhënë për vogëlushin Denis Almadhi që humbi jetën në operacion, dëmshpërblimi i munguar për punonjësin B. Bozhana nga Durrësi që humbi jetën në punë në segmentin Korçë - Ersekë, janë vepra te magjistarit Kolë Hysenaj.
Featured image of article: ‘Magjistari’ Kolë Hysenaj, ju prezantojmë me prokurorin që funksionon si organizatë “Kap ça të kapësh”, KÇK Kole Hysenaj, prokuror

TIRANE Dosja.al premtoi që do të sillte rastet e dy prokurorëve nga Tirana dhe një nga Gjirokastra, të grupit “kap ç’të kapësh” ose ‘KÇK’ që përmendi Kryeministri. Sot po bëjmë vetëm prezantimin e njërit prej tyre. Në pritje të Vettingut ai është ofruar për shërbime ndaj maxhorancës. Një nga dy prokurorët e çeshtjes së Geron Xhafajt, Kolë Hysenaj e ka drejtuar në drejtim të kundërt zhvillimin e saj, duke bërë fajtorë denoncuesit.

Jo më kot, sapo iu atashua në hetimin e dosjes “Babale”, prokurori Hysenaj promovohet, duke marrë detyrën e shefit të Seksionit të hetimit të Trafiqeve.

Pasi morën këto detyra, nën bekimin e Kryeprokurores së Përkohshme, Qana dhe Hysenaj u impenjuan për të shpëtuar nga problemet penale Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili ishte lobuesi kryesor për emërimin e Arta Markut në krye të institucionit qendror të Akuzës.

Në përfundim të hetimeve të nisura për Geronin e Xhafajt, prokurorët e promovuar së fundmi, Genc Qana e Kolë Hysenaj, vendosën të marrin të pandehur personat që denoncuan për vijimin e trafikut të narkotikëve vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.

Po si u ngrit në detyrë Kolë Hysenaj? A ishte kjo ngritje rrjedhimi karrierës së tij?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përgjigja nuk ka nevojë për një Komision të Posaçëm hetimor…

Mjafton një  kërkim i thjeshtë në Google për të parë se si ai akuzohet se ka falsifikuar disa çështje, ne shërbim të “prurësit me të parë”.

Drejtësia e padhënë për vogëlushin Denis Almadhi që humbi jetën në operacion, dëmshpërblimi i munguar për punonjësin B. Bozhana nga Durrësi që humbi jetën në punë në segmentin Korçë – Ersekë, janë vepra te magjistarit Kolë Hysenaj.

Dosja e mbyllur e prokurorit Kole Hysenaj

Aq magjistar është ai, sa, megjithëse ishte në listën e zezë të prokurorëve të korruptuar, të hartuar nga vete Kryeministri Rama, jo vetëm i shpëtoi shkarkimit, por u ngrit edhe në detyrë. Për arsyet pse ishte në listën e zezë, sa është pasuria e tij, çfarë ka deklaruar në ILDKPI, do të shkruajmë në ditët në vijim…

Shto Koment